Fondacioni “Behgjet Pacolli” sponzorizoi banerin tek statuja e Bill Clinton

Prishtinë, 1 nëntor 2009 –

Në hyrje të Bulevardit “Bill Clinton”, qëndron statuja 3.5 metra e lartë e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Në murin mbrapa saj themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, është përkujdesur që të financoi banerin ku shkruan; “Mirësevini në Bulevardin “Bill Clinton”, kjo mirësardhje shoqërohet edhe me fotografinë e ish-presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fonadacioni “Behgjet Pacolli” është duke u përkujdesur për mirëmbajtjen e këtij baneri tash e disa vite.

Statuja e Bill Clinton u inagurua në qendër të Prishtinës gjatë një ceremonie ku ish- presidenti amerikan ishte i pranishëm.

Kjo u bë për të nderuar politikanin që shqiptarët e Kosovës e shohin si personi që u përpoq për ta, kundër forcave jugosllave gjatë bombardimit të NATO-së.

Por siç shihet në vitin 2016 një mik i afërt me Presidentin Clinton, më ishte lutur që fotoja e stërvjetëruar në muri e ish-presidentit Clinton, të hiqej dhe të vendosej një e ashtu që do të përfaqësonte dinjitetshëm Clintonin.

Ashtu edhe veprova, duke e vendosur përmes Fondacionit një foto që përfaqëson dinjitetshëm.

Statuja 3.5 metra e lartë është vepër e skulptorit të njohur Izeir Mustafa.

Pritje heroi

Me 1 nëntor të vitit 2009-të ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, erdhi në Prishtinë për të parë nga afër statujen që ishte ngritur për të.

I pritur si hero, Clinton përgëzoi Kosovën për të arriturat në dhjetë vjetët e kaluara duke kërkuar nga kosovarët që të jenë krenarë për të arriturat e tyre.

Por ish-presidenti amerikan u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë dhe të zgjerojnë përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri shumëkombëshe, dhe të ndihmojnë, siç tha pakicat në Kosovë, që ta kuptojnë se të gjithë në vend kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Ju e keni forcuar sigurinë tuaj dhe keni zvogëluar nevojën për forcat e vendeve të tjera në terren.”

“Ju keni bërë hapa të vërtetë për ta bërë të qartë se jotoleranca që dëboi shumë njerëz nga shtëpitë e tyre, jo shumë kohë më parë, nuk ka vend në Kosovën e re.”

“Unë vetëm mund t’ju bëjë thirrje që të vazhdoni të përmirësoni dhe zgjeroni këto përpjekje, për të siguruar se serbët dhe pakicat e tjera janë plotësisht të përfshira dhe të mbrojtura. Dhe ta kuptojnë se keni nevojë për njëri-tjetrin, sepse ju jeni vërtetë një mikrokozmos i një bote të shekullit 21,” tha ish-presidenti Clinton.

I pritur me duartrokitje të gjata në Kuvendin e Kosovës, ish-presidenti amerikan, fillimisht takoi udhëheqësit e institucioneve të vendit, të cilët e cilësuan vizitën e tij si historike.

Ata i shprehën mirënjohje të thellë z. Clinton për tërë angazhimin e tij rreth Kosovës dhe për rolin e tij, siç thanë të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, demokracinë, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Mijëra qytetarë të Kosovës, në një mot të ftohtë kanë pritur me orë të tëra, arritjen e ish-presidentit amerikan në bulevardin në Prishtinë, që për dhjetë vjet mban emrin e tij.

Një pankartë me mbishkrimin “Kosova nderon heroin”, qe vendosur në bulevard ndërkohë, që një shtatore e derdhur në bronz, vepër e skulptorit, Izeir Mustafa, tre metra e lartë, u zbulua nga vetë z. Clinton, megjithëse ajo në këtë vend qëndroi për javë të tëra.

Bill Clinton njihet në mesin e shqiptarëve të Kosovës si njeriu që ndihmoi në lirinë e vendit. Ai ishte president i SHBA-së në vitin 1999, kur u mor vendimi për fillimin e fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe.

Pas 78 ditë të fushatës ajrore, forcat serbe të sigurimit u larguan nga Kosova dhe afro 1 milionë shqiptarë të Kosovës të dëbuar, u kthyen në shtëpitë e tyre.

Bill Clinton ka qëndruar në Kosovë, pak muaj pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, kur u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të punojnë në ndërtimin e vendit.

Në vitin 2003, ai mori pjesë në një ceremoni të ndarjes së titullit Doktor Honoris Causa, me të cilin e nderoi Universiteti i Prishtinës.