"Behgjet Pacolli" Foundation with a donation to the Gjilan hospital

Gjilan, 30 mars, 2017 –

Reportazh e përgatitur në ditën kur donacioni i është dorëzuar stafit mjekësor në spitalin e Gjilanit.

"Behgjet Pacolli" Foundation i ka dhuruar spitalit të Gjilanit një donacion me shtretër, tavolina dhe pajisje të tjera.

Në këtë donacion janë përfshirë shtretër, dollapë, tavolina dhe pajisje të tjera ortopedike. Ditë më parë oriendi të njejta i janë dhuruar edhe spitalit të qytetit të Pejës.

“Në vazhdën e projekteve të saja të vazhdueshme Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka dhuruar me kënaqësi një donacion me shtretër, dollapë e pajisje të ndryshme ortopedike”.

Ndërsa mjekë nga ky spital kanë konfirmuar donacionin dhe kanë falënderuar Fondacionin “Behgjet Pacolli” për këtë gjest human që do të shkojë në favor të pacientëve të këtij qyteti.

"Behgjet Pacolli" Foundation, është i përkushtuar të ndihmojë intitucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e Kosovës.