30 ditë Ramazan, 5 mijë agjerues u shërbyen me shujta nga fondacioni “Behgjet Pacolli”

Hajvali, 14 mars 2024 –

Në muajin e bekuar të Ramazanit, një numër i madh i besimtarëve në të gjithë botën shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për nevojat e familjeve të varfëra.

Në këtë kontekst, themeluesi i Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka organizuar një iniciativë të veçantë për të shërbyer agjeruesit me ushqime të nevojshme për të ndjekur agjërimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.

Një numër realativisht i madh i agjeruesve janë shërbyer nga Fondacioni në 30 ditët e Ramazanit. Kjo nisme është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fondacionit për të ndihmuar komunitetet në nevojë.

Për të arritur këtë qëllim, Fondacioni ka organizuar një ekip punëtor të përkushtuar dhe të përgatitur, i cili ka punuar me zell dhe dedikim për të siguruar që shujtat të jenë të përgatitura dhe të shpërndara në mënyrë efikase dhe të drejtë.

Për të reflektuar suksesin e kësaj nisme dhe për të falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e saj, Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ po publikon këtë video reportazh dhe foto nga disa prej iftareve.

Video reportazh ku jane permbeldhur momente nga 30 iftaret e shtruara nga Fondacioni.

Presidenti dhe themeluesi i Fondacioni, z.Behgjet Pacolli, thirrjen e kishte bërë për qytetarët që të ndajnë “gëzimin e Iftarit” së bashku. Presidenti ka njoftuar përmes platformës Facebook, se "Behgjet Pacolli" Foundation po organizon iftar në Hajvali për të gjithë të interesuarit gjatë tërë muajit të ramazanit.

Thirrjes së presidentit i janë përgjigjur qytetarër në numër të madh. Fondacioni gjatë Ramazanit ka shtruar 4.864 shujta, të shoqëruara me pije freskuese, hurma, fruta dhe ëmbëlsira.

Ai ka ftuar qytetarët që të ndajnë “gëzimin e Iftarit” së bashku, duke njoftuar se pjesëmarrja do të jetë e lirë dhe pa asnjë procedurë paraprake.

“Iftari masiv” po organizohet në Hajvali, në hallën e Tenisit, te qendra Diamond residence.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, me themeluesin e tij edhe vitin e kaluar kishin organizuar iftarin më të madh ndonjëher në Kosovë, me mysafir në numër mbi 1500 persona.

Kurse ndërvite fondacioni dhe presidenti Pacolli, ka shpërnda ushqime, pako me ushqime, e në forma tjera ndihma për të gjitha familjet në nevojë në mënyrë që në sofrën e tyre të kenë ushqime gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.

Një familje e gjërë duke mbajtur këtë fotokujtim nga iftari i shtruar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.