Recognition from Sao Tome is a closed topic, recognition from Cape Verde is promised

Prishtinë, 11 janar 2013 –

Njohja nga Sao Tome dhe Principe, ka ardhur nga institucionet demokratike dhe legjitime të këtij vendi.

Kryeministri i këtij vendi, z.Trovoada vitin e kaluar ka dërguar notën verbale nëpërmjet të cilës shteti i tij, na informoj për njohjen.

Njohja nga Sao Tome për ne është temë e mbyllur. Ne e kemi notën verbale që qeveria e këtij shteti ka marr vendim për njohjen e Kosovës. Dhe ne nuk komentojmë për gjendjen brenda këtij shteti.

Raportimi i gazetës “Tribuna” për njohjen e Sao Tome.

Pacolli merr premtim për njohje nga Cape Verdes

Prishtinë, shkurt 2013 – Në kuadër të angazhimit lobues për shtimin e njohjeve për Republikën e Kosovës, zv/kryeministri Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin e Cape Verdes.

Ai është pritur në një takim nga kryeministri i këtij shteti z.Jose Maria Neves me të cilin ka disktuar për fillimin e ndërtimit të mardhënieve ndërshtetërore ndërmjet dy vendeve.

Edhe një raportim tjetër për lobimin e z.Pacolli në Cape Verdes.