Pilot James Berisha: I was released thanks to Pacolli

Prishtinë, Janar 2012 –

Piloti James Berisha, që mbahej në paraburgim nga autoritetet nga autoritetet e Eritresë, ka thënë se gjatë qëndrimit në këtë vend është ballafaquar me çdo vështirësi, përfshirë edhe mungesën e ushqimit.

Piloti kosovar me nënshtetësi amerikane, James Berisha, i cili për pesë muaj rresht është mbajtur në paraburgim nga autoritetet e shtetit të Eritresë, ka arritur të enjten në Prishtinë.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ishte angazhuar për ta liruar atë, Berisha ka thënë se rrugëtimi i tij nëpër botë me aeroplan personal që ka pasur qëllim shtimin e njohjeve për Kosovën, ka rezultuar me paraburgosjen e tij dhe ndërprerjen e përkohshme të këtij misioni.

Derisa ka arritur në Prishtinë, gjatë një konference me gazetarë në Aeroportin e Prishtinës, ku është pritur edhe nga familjarë dhe bashkëvendës të tij, Berisha ka pohuar se gjithçka ka nisur në Aeroportin e shtetit diktatorial, duke e cilësuar atë si agjent të Shërbimit Informativ Amerikan, meqenëse pasaporta e tij ka qenë amerikane.

“Po të mos kishte qenë z.Pacolli, asnjë njeri i këtij vendi, i trojeve shqiptare nuk do të mund ta kthente James Berishën në Kosovë. Pesë muaj ditë në burgun e Eritresë, secila ditë në burgun afrikan ishte si me qenë një vit në liri”, ka thënë Berisha, duke treguar dy lecka, që sipas tij janë shkëputur nga batanijet që i kishte shfrytëzuar si shtrat dhe mbulesa.

Piloti kosovar është shprehur i inatosur në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në MPJ-në. Ai ka thënë se ka kohë që nga institucionet e vendit kërkon një pasaportë diplomatike, dhe që nuk i jepet një e tillë.

“Ka qenë misioni i vështirë, për arsye se nuk e kam pasur sensin e kontrollit qind për qind, sepse gjatë misioneve të tilla duhet ta kesh një sens”, ka thënë themeluesi i Fondacionit, Behgjet Pacolli.